Rreth Prodekor

Kompania “Prodekor” është kompani tërësisht Shqipëtare e themeluar në vitin 2000.
Kompania prodhon elemente arkitektonike guri artificial të cilët përdoren për të dekoruar fasadat, ndërtesat, hapsira të brendshme, territore të jashtme, oborre etj. Kompania ofron një gamë të plotë të shërbimeve : dizenjim, projektim, hartimin e dokumentacionit, prodhim dhe modelim të formave, prodhimin e elementeve sipas standartit, ofrimin e projekteve individuale, si dhe organizimin e punimeve në kohën e duhur.

Për shumë dekada, guri artificial ka patur një përdorim të gjerë në Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Ky material ka gjetur përdorim edhe në vendin tonë. Dekori i gurit artificial arkitektonik jo vetëm që thekson funksionalitetin e objektit, por dhe jep plotësi në ndërtim, duke e krijuar fasadën unike dhe të paharrueshme.
Kompania “Prodekor” është me pervoje të gjatë në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë që i rezistojnë dhe kushteve ekstreme të motit, si dhe ka një gamë dhe shumllojshmeri artikujsh.
Të gjithë elementët arkitektonik dhe ornamentet prodhohen me dorë, si pasojë siguron kontroll të vazhdueshëm në të gjitha fazat e prodhimit.

“Prodekor” në fushën e dekoracionit të elementëve arkitektonike prej polisteroli të dendur dhe të veshur në pjesën e jashtme me material rezistent ndaj kushteve atmosferike. Ka hedhur një hap të rëndësishem duke sjellë në vendin tonë një teknologji bashkëkohore e perhapur gjerësisht kohët e fundit në vendet perëndimore.
Elementët dekorativ që ne prodhojmë do ju ndihmojnë të transformoni projektin tuaj në një disajn mbreslënës dhe gjithashtu pershtatje me buxhetin tuaj.

“Prodekor” ka sot një numër të konsiderueshëm klientësh si kompani, banka, institucione arsimore si dhe mjaft klientë privatë.
Në aktivitetin e saj kompania “Prodekor” përfshin shërbimin e mbyllur duke filluar me projektimin deri tek zbatimi në terren duke plotësuar parimin e kryerjes së punës “Me çelesa në dore”.
Gjithashtu ne kemi një bashkëpunim shumë të frytshëm me arkitektë dhe projektues nga më të njohurit në vend.

Në këtë katalog, ju mund të shikoni fotot e objekteve të prodhuara nga firma “Prodekor” si dhe gamën e artikujve të ndryshëm që ofrojmë.


Marka e betonit 28 ditore R n / pc – 25.0 Mpa.

Përbërësit e Betonit :

  • Çimento Portland II / A-LL 42.5 R
  • Rërë e thyer : 0 – 5 mm
  • Pluhur mermeri : 0-2 mm
  • Aditiv – Superfluidifikant
  • Powerpozz // Denka CSA // Flowkit SL 75
  • Raporti U/C : 0.50

Karakteristikat e Hekurit :

  • Marka e çelikut – C 500 s
  • R rrjedh. – 500 Mpa
  • R keput. – 650 Mpa

Karakteristikat e Përmasave :

  • Spesori mes. pareteve – 4 cm +- 3 mm
  • Gjatesia e elementit – 60 +- 390 cm

Contact Form

Captcha:
11 + 5 =